Lidhje

Shtëpia e Bardhë mohon njoftimet se presidenti Trump i kërkoi ish drejtorit të FBI-së të mbyllte hetimet ndaj Michal Fynn-it


FILE PHOTO: A combination photo shows U.S. President Donald Trump, left, in the House of Representatives in Washington, U.S., on February 28, 2017, and FBI Director James Comey in Washington on July 7, 2016.
FILE PHOTO: A combination photo shows U.S. President Donald Trump, left, in the House of Representatives in Washington, U.S., on February 28, 2017, and FBI Director James Comey in Washington on July 7, 2016.

Shtypi njoftoi të martën se Presidenti Donald Trump i kishte kërkuar ish drejtorit të FBI-së James Comey të mbyllte hetimet rreth lidhjeve me Rusinë të këshilltarit të presidentit për sigurinë kombëtare, tashmë të shkarkuar, Michael Flynn. Shtëpia e Bardhë reagoi duke thënë se njoftimet e shtypit nuk ishin të vërteta.

Sipas njoftimeve, Presidenti Trump ia bëri kërkesën drejtorit Comey gjatë një takimi në muajin shkurt. Sipas shënimeve të zotit Comey të mbajtura pas takimit, presidenti i kishte thënë "shpresoj ta lësh këtë", duke iu referuar hetimeve rreth zotit Flynn.

Hollësitë e shënimeve të zotit Comey u njoftuan fillimisht nga gazeta The New York Times dhe më pas u konfirmuan edhe nga gazeta The Washington Post ​si dhe media të tjera.

Një njoftim i Shtëpisë së Bardhë theksonte se njoftimet "nuk ishin një përshkrim i vërtetë ose i saktë i bisedës mes presidentit dhe zotit Comey". Njoftimi shtonte se ndërsa presidenti kishte shprehur vazhdimisht pikëpamjen e tij se zoti Flynn është një "njeri i mirë", ai kurrë nuk i kërkoi zotit Comey, ose dikujt tjetër, t'i jepte fund ndonjë hetimi rreth këshilltarit të tij të sigurisë kombëtare.

Presidenti Trump e pushoi zotin Comey javën e kaluar.

Zoti Flynn dha dorëheqjen disa orë pasi u njoftua se Departamenti i Drejtësisë e kishte paralajmëruar Shtëpinë e Bardhë javë më parë se ai mund të binte pre e shantazheve për shkak të kontakteve me ambasadorin e Rusisë në Uashington Sergey Kislyak, para se presidenti Trump të merrte detyrën më 20 janar.

Një zëdhënës i FBI-së nuk pranoi të komentonte rreth hollësisë që përmbanin shëniet e zotit Comey pas takimit me Presidentin Trump.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG