Lidhje

Shtatë të arrestuar pas sulmit në Londër


Policia britanike tha të enjten se ka arrestuar shtatë persona në lidhje me sulmin e së mërkurës afër parlamentit britanik në Londër, që la pas vetes katër të vrarë, përfshirë edhe sulmuesin.

Mark Rowley, shefi i kundër terrorizmit në policinë e Londrës, tha se arrestimet pasuan kontrollet në gjashtë adresa të ndryshme dhe se kërkimet në Londër, Birmingham dhe pjesë tjera të vendit po vazhdojnë. Ai nuk saktësoi nëse të arrestuarit kishin lidhje me sulmin e së mërkurës.

“Ne besojmë, në bazë të hetimeve se sulmuesi ka vepruar i vetëm dhe ishte frymëzuar nga terrorizmi ndërkombëtar”, u tha ai gazetarëve, duke refuzuar të publikojë emrin e sulmuesit gjatë asaj që ai e cilësoi "fazë të ndejshme" të hetimeve.

Hetimet janë përqendruar në motivet, përgatitjet dhe mbështetjen e sulmuesit i cili goditi këmbësorët me makinë në urën Westminster, pastaj qëlloi me thikë për vdekje një oficer të sigurimit para se të qëllohej dhe të vritej nga një oficer tjetër i policisë.

Rowley tha se 29 veta janë dërguar në spital, shtatë prej të clëve në gjendje të rëndë. Ai tha se numri i atyre që nuk kanë kërkuar ndihmë mjekësore është i paqartë.

Rowley më herët e identifikoi oficerin e vrarë si 48 vjeçarin, Keith Palmer, që kishte shërbyer për 15 vjet në radhët e policisë.

A woman lies injured after a shottingt incident on Westminster Bridge in London, March 22, 2017.
A woman lies injured after a shottingt incident on Westminster Bridge in London, March 22, 2017.

Kryeministrja britanike, Theresa May, mbajti qëndrim sfidues duke bërë thirrje që njerëzit të kryejnë punët e tyre si zakonisht dhe të mos "dorëzohen para terrorit".

Shtëpia e Bardhë i ka ofruar mbështetjen e plotë amerikane Londrës në përgjigje të sulmit terrorist pranë parlamentit britanik ku gjetën vdekjen katër vetë dhe u plagosën mbi 20 të tjerë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer tha se Presidenti Trump kishte folur me Kryeministren Theresa May lidhur me ngjarjen dhe i kishte ofruar ndihmën amerikane për të sjellë personat përgjegjës para drejtësisë. Sipas zëdhënësit, Shtëpia e Bardhë përgëzon Britaninë për reagimin e shpejtë ndaj incidentit.

WATCH: Raw video footage from scene of shooting in London

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG