Lidhje

Debati i pretendentëve republikanë për president


Çështje të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme ishin në qendër të debatit të kandidatëve republikanë dje. Debati u zhvillua në një kohë kur amerikanët shrehin shqetësim në rritje për sigurinë pas disa sulmeve të bujshme terroriste.

Ky ishte debati i parë republikan që pas sulmeve terroriste të Parisit dhe Kalifornisë, që kanë zgjuar shqetësime të reja për sigurinë.

Kandidati me epërsinë më të madhe, Donald Trump u detyrua të hidhej në mbrojtje për propozimin e tij për të mos lejuar futjen e myslimanëve në Shtetet e Bashkuara. Ai pati këtë shkëmbim me ish-guvernatorin e Floridas, Jebb Bush:

“Nuk po flasim për fenë, por për sigurinë. Vendi ynë është jashtë kontrolli."

"Kjo do ta distancojë më shumë botën myslimane prej nesh në një kohë kur duhet t’i angazhojmë në një strategji për të shkatërruar ISIS. Trumpi ka batuta të forta, por si kandidat ai shkakton kaos dhe i tillë do të ishte edhe si president”, - tha zoti Bush.

Dy kandidatët u përplasën edhe për stilin udhëheqës dhe qëndrimin ndaj Rusisë:

Jeb Bush:

“Fushata për president është një proces i vështirë”.

Donald Trump:

“Po, edhe ti Jeb je burrë i fortë, e di mirë unë”.

Jeb Bush:

“Ne kemi nevojë për udhëheqës; ju nuk mund të bëheni president i Shteteve të Bashkuara duke ofenduar të tjerët”.

Donald Trump:

“Unë kam 42% mbështetje, ju keni 3%; deri tani unë jam më mirë”.

Një pjesë e mirë e debatit u përqëndrua në mposhtjen e ISIS, një përparësi kryesore e Senatorëve Ted Cruz dhe Marco Rubio.

Ted Cruz:

“Duhet të përdorim forcë të madhe ajrore, duhet të armatosim kurdët dhe duhet t’i vrasim luftëtarët e ISIS kudo që janë”.

Marco Rubio:

“ISIS është grup radikal suni. Ata nuk mund të mposhten vetëm me goditje ajrore. Fushata ajrore është një komponent kyç, por ISIS duhet mposhtur edhe me trupa tokësore”.

Guvernatori i Ohajos John Kasich tha se beteja kryesore kundër ISIS është krijimi i alenancave”.

John Kasich:

“Pikësëpari, duhet të shkojmë e të shkatërrojmë ISIS dhe duhet ta bëjmë këtë me miqtë tanë arabë dhe aleatët evropianë”.

Por Senatori nga Kentucky Rand Paul paralajmëroi të mos përsëriten gabimet e së kaluarës:

Rand Paul:

“Ka ende njerëz, shumica e tyre në këtë skenë, ata duan të rrëzojnë Assadin. Kjo do të rezultojë në kaos dhe mendoj se ISIS do të vijë në pushtet në Siri”.

Pretendentët republikanë përplasen për mënyrat më të mira për ta mbajtur Amerikën të sigurtë.

Guvernatori nga Nju Xhërsi Chris Christie shprehu nevojën për më shumë kapacitete përgjimi për organet e rendit:

“Do të them vetëm kaq. Kam qenë prokuror federal. Kam luftuar dhe fituar mbi terroristët. Kur ta marrim situatën në dorë në Shtëpinë e Bardhë dhe t’i mposhtim terroristët, Amerika do të jetë përsëri e sigurtë”.

Pretendentët republikanë do të kenë një tjetër debat në mes të janarit, vetëm disa javë para fillimit të votimeve në Ajova.

XS
SM
MD
LG