Lidhje

Republikanët dhe demokratët: partitë janë të përçara


Një anketë e re tregon se republikanët dhe demokratët në Shtetet e Bashkuara janë dakord për të paktën një gjë: partitë e tyre janë të përfshira në mosmarrëveshje të brendshme.

Sipas anketës së kanalit televiziv NBC News dhe organizatës SurveyMonkey, tre të katërtat e republikanëve dhe atyre që anojnë nga partia republikane thonë se partia e tyre është e përçarë, ndërsa gati 60 për qind e demokratëve dhe simpatizuesve demokratë mendojnë se partia e tyre është e ndarë.

Më pak se një e katërta e republikanëve mendojnë se partia e tyre është e bashkuar, në krahasim me 40 për qind të demokratëve të cilët thonë të njëjtën gjë për partinë e tyre.

Sondazhi u zhvillua më 24 mars, menjëherë pas dështimit të projekt-ligjit republikan për reformën e kujdesit shëndetësor. Pavarësisht dështimit, 51 për qind e republikanëve besojnë se partia e tyre do të

bashkohet nga zgjedhjet e mesit të mandatit në vitin 2018. Gati një e katërta e republikanëve janë pesimistë, duke besuar se partia e tyre do të mbetet e ndarë vitin e ardhshëm.

Pothuajse 40 për qind e të anketuarve besojnë se partia e tyre demokrate do të bashkohet në zgjedhjet afatmesme të vitit të ardhshëm, ndërsa 20 për qind mendojnë se ajo do të mbetet e përçarë.

Ndërkohë, sondazhi tregoi se niveli i miratimit të punës së Presidentit Donald Trump tani është 42 për qind, ndërsa 56 për qind e amerikanëve nuk mendojnë se ai po bën një punë të mirë. Mbështejta për Presidentin Trump ka rënë tre për qind gjatë muajit të kaluar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG