Lidhje

Republikanët ruajnë kontrollin e Senatit në Uiskonsën


Republikanët ruajnë kontrollin e Senatit në Uiskonsën
Republikanët ruajnë kontrollin e Senatit në Uiskonsën

Republikanët kanë ruajtur kontrollin e Senatit në shtetin verior të Wiskonsinit, duke fituar 4 nga 6 vendet për të cilat u përsëritën zgjedhjet.

Shkak për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme ishte lufta e ashpër politike rreth të drejtave sindikaliste të punonjsëve të sektorit.

Përpjekja për të larguar disa anëtarë nga organi ligjvenës i këtij shteti lidhen me një ligj të miratuar në fillim të vitit nga të dyja dhomat e legjislacionit të shtetit Wisconsin të dominuar nga republikanët dhe që u nënshkrua nga guvernatori po republikan Scott Walker.

Ligji i heq të drejtën punonjësve të sektorit publik për të negociuar për kontratat e punës. Dy senatorë demokratë ndeshen me rivotimin javën e ardhshme për të njëjtën çështje, por pas votimit dje, demokratët përsëri do të jenë pakicë, edhe në se të dy senatorët fitojnë. Një tjetër senator demokrat mundi t’i mbijetojë rivotimit muajin e kaluar.

Përsëritja e zgjedhjeve bëhet e mundur kur një numër votuesish e kërkojnë këtë përmes një peticioni. Zyrtarët, për të cilët kërkohet rivotim, duhet të kenë qënë në detyrë për të paktën një vit.

XS
SM
MD
LG