Lidhje

Biznese të reja që u shërbjenë imigrantëve


Që nga trafikantët e qenieve njerëzore, tek shërbimet e autobusëve, tek shitësit e jelekëve të shpëtimit, biznese të reja janë hapur kudo përgjatë rrugës, që ndërmarrin emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Afrika në Evropë. Pranë një porti në Greqi, një restorant i ri sirian, u shërben imigrantëve të cilëve u mungojnë shijet e vendit të tyre, pasi e kanë lënë atë ndoshta përgjithmonë.

Në Mytilini të Greqisë, pranë portit ku imigrantët nisen drejt ndalesës së tyre të ardhshme në rrugën drejt vendeve si Gjermania, ka biznese të reja që po u shërbejnë nevojave të mijëra klientëve të rinj, që mbërrijnë dhe largohen nga ishulli pothuajse çdo ditë.

Një restorant sirian u hap para disa muajsh. Pronari thotë se ishte thjesht një vendim ekonomik: shumë prej klientëve të tyre preferojnë ushqim arab.

"Unë jam nga Lesbos dhe ky biznes është i ngjashëm me lloje të tjera punësh që kam bërë. Por është hera e parë hap një restorant arab, që ofron vetëm kuzhinë arabe. Kemi edhe biznese të tjera në ishull që janë kafene, bare, klube nate”, thotë pronari i restorantit Damas, Vaggelis Asvestas.

Mes personelit të restorantit, ka refugjatë sirianë që u larguan për shkak të luftës, vite më parë, para se vala e njerëzve që përshkojnë detin për në Evropë të fillonte vitin e kaluar.

Të arratisesh nga lufta ka qenë gjithmonë e rrezikshme, thonë ata por me mijëra njerëz të mbytur në det, është bërë më vdekjeprurëse se kurrë.

"Doja të sillja edhe familjen, por u thashë që të rrinin dhe unë do t’u dërgoja para dhe çdo lloj ndihme që të mundesha. Nuk do t’i vija kurrë në rrezik që të merrnin rrugën për këtu”, thotë Gamal Elsaqa, një kuzhinier sirian.

Por klientët vendas thonë se në një farë mënyre, bizneset e reja që u shërbejnë imigrantëve, sjellin një shkëmbim kulturor aq të nevojshëm në një continent ku ka ndjenja armiqësore ndaj grupeve të njerëzve që vijnë nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

"Sepse është gjë e mire, janë njerëz të mirë. Gjithça është në rregull”, thotë Panajiota, një banore e Lesbosit.

Dhe ndërsa gjithnjë e më shumë imigrantë vazhdojnë të shkojnë në Evropë, biznese të tjera që u shërbejnë atyre pritet të lulëzojnë.

XS
SM
MD
LG