Lidhje

PS tërhiqet nga rivotimi në Lezhë


Gjiknuri: I hapim rrugë mbylljes së procesit zgjedhor. Reagon PD: Socialistët po mbrojnë mandatet e siguruara me vota të vjedhura

Në Shqipëri partia socialiste njoftoi sot se heq dorë nga kërkesa për rivotim në qarkun e Lezhës në mënyrë që sic tha sekretari i saj për cështjet zgjedhore Damian Gjiknuri, t’I hapet rruga përmbylljes së shpejtë të procesit dhe certifikimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Nga ana e saj partia demokratike reagoi duke deklaruar se ky vendim I socialistëve vjen pasi u vërtetua vjedhja e votave prej tyre në këtë qark. Por socialistët thanë se janë të gatshëm t’i krijojnë opozitës së djathtë të gjitha hapësirat për një hetim të procesit, që atyre vetë ju ishin mohuar në zgjedhjet e 2009, u shpreh zoti Gjiknuri

PS tërhiqet nga rivotimi në Lezhë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:47 0:00
Të premten e kaluar socialistët njoftuan se kishin dorëzuar në Kolegjin zgjedhor kërkesën për rivotim në Lezhë, të cilën e kishin paraqitur me parë edhe në komisionin qëndror të Zgjedhjeve. Tre ditë më pas, sot, ata deklaruan tërheqjen nga kjo kërkesë “të vetëdijshëm për nevojën që ka vendi për t’i dhënë fund sa më shpejt procesit zgjedhor, përkundër interesit të ngushtë politik”, u shpreh sekretari për cështjet zgjedhor Damian Gjiknuri: “Me heqjen dorë të ankimit tonë për Lezhën procesi zgjedhor shkon drejt fundit, duke i lënë vend shpërndarjes së mandateve dhe certifikimit të rezultatit. Është në interes të vendit që ky proces i fundit të mbyllet sa më parë, me qëllim që politika të fokusohet tek problemet e mëdha që ka ky vend dhe për të cilat njerëzit votuan aq qartë si asnjëherë tjetër”.

Sipas zotit Gjiknuri, një rivotim në Lezhë jo vetëm që do t’i jepte socialistëve mandatin e 7, të cilin e morën demokratët por do të sillte një rezultat edhe më të thellë sipas tij, ndërkohë që nënvizoi se zgjedhjet në Lezhë kishin shumë njolla të errta, që nga ndërhyrjet në disa qendra, deri te votimet në emër të emigrantëve që nuk ndodheshin në Shqipëri.

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga partia demokratike, përmes Oerd Bylykbashit, përfaqësuesi I saj në hartimin e kodit zgjedhor, sipas të cilit socialistët kërkojnë të mbulojnë vjedhjet e kryera prej tyre në këtë qark: “Akti i sotëm është një tjetër dëshmi e kompleksimit të Ramës nga kapja në flagrancë e votave të vjedhura të 23 qershorit. Tërheqja e tij fakton më së miri se ai i trembet përballjes me vullnetin real të zgjedhësve në qarkun e Lezhës të paintimiduar nga paratë dhe presionet e krimit dhe trafikut. Tërheqja nga rivotimi në Qarkun e Lezhës që pason tërheqjen nga kërkesa për pavlefshmërinë e rinumërimit të votave në Qarkun Shkodër, dëshmoi se kryesocialisti Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për të mbrojtur mandatet e siguruara me vota të vjedhura dhe paratë e krimit më 23 qershor”.

Zoti Bylykbashi tha se partia demokratike do të ndjekë deri në fund rrugën e transparencës së plotë të asaj çka ndodhi më 23 qershor në Lezhë, Shkodër e kudo tjetër. Nuk është e qartë se cfarë do të bëjë konkretisht partia demokratike. Si në Lezhë, ashtu dhe në Shkodër u hapën të gjithë kutitë. Ndërsa në Lezhë rezultoi se demokratëve ju ishin mohuar afër 800 vota, të cilat megjithatë nuk ndryshonin ndarjen e mandateve, në Shkodër përvec problemeve në një Komision zonal, në të 7 të tjerët rezultati thuajse i njëjtë me atë të paraqitur në dokumentacionin zgjedhor.

Socialistët megjithatë thanë “aktet e paligjshme në procesin zgjedhor duhet të marrin ndëshkimin e merituar sipas ligjit” duke shtuar se janë të gatshëm t’i krijojnë opozitës së djathtë cdo hapësirë për hetim parlamentar të zgjedhjeve: “Deklarojmë publikisht se jemi të gatshëm të aprovojmë çdo kërkesë për hetimin parlamentar të zgjedhjeve, duke bërë realitet atë që ju mohua opozitës për 4 vitet e shkuara për zgjedhjet e vitit 2009 apo për shtimin fiktiv të popullsisë në Kukës në vitin 2012. Ne mbetemi të angazhuar solemnisht se nuk do t’i privojmë opozitës asgjë që na është privuar ne në 4 vitet e shkuara në opozitë”.

Në Kolegjin zgjedhor ndodhen tani vetëm dy ankime, përfundimi i të cilave i hap rrugë certifikimit të rezultatit përfundimtar. Edhe kjo hallkë e fundit pritet të realizohet po nga kolegji, duke qenë se komisioni qëndror nuk mund të marrë vendim vetëm me 4 anëtarë.
XS
SM
MD
LG