Lidhje

Roger Stone urdhërohet të shpjegojë fotografinë ku kërcënohet gjykatësja


Roger Stone, një ndihmës i hershëm i Presidentit Donald Trump, u urdhërua sot të paraqitet sërish në gjykatë brenda kësaj jave, në një seancë ku do të shqyrtohet, nëse duhet anuluar lirimi i tij me kusht. Ky zhvillim i ri erdhi pasi zoti Stone postoi në mediat sociale një fotografi të gjykatëses që është caktuar për çështjen e tij penale, me një shënjestër objektivi të vendosur pranë fytyrës së saj.

Zoti Stone i publikoi dy herë fotografitë e Gjykatëses Amy Berman Jackson në rrjetin Instagram, por më vonë kërkoi ndjesë.

66-vjeçari Stone, gjithashtu e ka quajtur çështjen penale ndaj tij “spektaklin e gjyqit tim të ardhshëm”.

Ai u arrestua nga FBI-ja në shtëpinë e tij në Florida gjatë orëve të para të agimit të datës 25 janar. Zoti Stone përballet me akuza se në vitin 2016, në koordinim me zyrtarë të fushatës Trump, u përpoq të merrte email-et e vjedhura dhe që gjendeshin në duart e grupit WikiLeaks, të cilat mund të dëmtonin rivalen e zotit Trump, demokraten Hillary Clinton.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG