Mianmari dhe Bangladeshi kanë nënshkruar një marrëveshje lidhur me kthimin e refugjatëve rohinga që u larguan për t’i shpëtuar dhunës në shtetin Rakhine të Mianmarit.
Marrëveshja u nënshkrua sot në Naypyitaw nga udhëheqësja Aung Suu Kyi dhe Ministri i Jashtëm i Bangladeshit Abul Hassan Mahmud Ali.
Mianmari e njoftoi marrëveshjen por pa dhënë hollësi se sa refugjatë rohinga do të lejohen të kthehen apo kur do të fillojnë kthimet.
Zyra e udhëheqëses Aung San Suu Kyi tha se marrëveshja për “kthimin e personave të ikur” u nënshkrua nga ministrat e kabinetit. Myslimanët rohinga në Mianmar janë ndeshur prej shekujsh me diskriminim të sponsorizuar nga shteti në këtë vend me popullsi dërrmuese budiste.
Facebook Forum