Lidhje

Akuza për korrupsion ndaj kryeministrit rumun


Ndaj kryeministrit rumun Victor Ponta u ngritën zyrtarisht akuza për falsifikim, pastrim parash dhe shmangie nga taksat. Çështja ka të bëjë me aktivitetin e tij të mëparshëm si jurist.

Ponta, i cili u akuzua për korrupsion në muajin gusht, i ka mohuar vazhdimisht lidhjet me korrupsionin, duke i akuzuar prokurorët për “manipulim të opinionit”. Ngritja e aktpadisë nënkupton se prokurorët e kanë mbyllur hetimin dhe ia kanë dërguar çështjen gjykatës.

Pasi humbjes në zgjedhjet presidenciale dhe ndërsa përballet me zgjedhjet e përgjithshme vitin e ardhshëm, Ponta u ka rezistuar thirrjeve për të dhënë dorëheqjen dhe deri tani gëzon mbështetjen e partisë së tij të majtë dhe të aleatëve, për të qëndruar në pushtet.

Prokurorët thanë sot përmes një deklarate se kishin ngritur aktpadi edhe ndaj katër personave të tjerë të lidhur me çështjen Ponta.

Duke patur mbrojtjen e një shumice të konsiderueshme ligjvënësish në Parlament, Ponta ka mundur t’u mbijetojë tre mocioneve për dënimin e tij, më i fundit në muajin qershor.

XS
SM
MD
LG