Lidhje

Kriza në Rumani, nxjerr në pah problemin e korrupsionit


Dy javët e kaluara, në Rumani janë mbajtur protestat më të mëdha të Evropës Lindore që nga rënia e komunizmit në vitin 1989. Demonstratat kundër korrupsionit vazhdojnë edhe pasi qeveria arriti ta ruajë votëbesimin.

Për perëndimin, kriza përfaqëson një dilemë ku njerëzit që kanë dalë në rrugët e Bukureshtit, po ekspozojnë një anë më të errët të përpjekjeve të qeverisë kundër korrupsionit që janë vlerësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Shumë demonstrues thonë se vetë lufta kundër korrupsionit është korruptuar.

Protestat morën shkas nga një lëvizje e fundit për të dekriminalizuar disa abuzime me detyrën dhe duan që qeveria të japë dorëheqjen.

Megjithëse qeveria e ktheu mbrapsht dekretin, protestat vazhduan. Shumë besojnë se udhëheqësit po përdorin ligjet anti-korrupsion për të shtypur opozitën, duke përdorur taktika të ngjashme me ato të ish-qeverisë komuniste të Çausheskut.

Në perëndim prej vitesh ka pasur paralajmërime për atë që disa analistë e konsiderojnë një krizë korrupsioni që mund të sjellë si rezultat një rivlerësim të mbështetjes për një vend që ka qenë një aleat i palëkundur i Uashingtonit në Lindje.

XS
SM
MD
LG