Lidhje

Rumani, pas protestave jep dorëheqjen ministri


Ministri rumun i Drejtësisë dha dorëheqjen pas protestave masive në lidhje me një ligj që do të zbuste qëndrimin e qeverisë në luftën kundër korrupsionit në vend.

Të enjten ministri Florin Iordache mbrojti qëndrimin e tij, duke thënë se iniciativa e tij ishte "ligjore dhe kushtetuese", por nuk ja doli të qetësojë"opinionin publik".

Qeveria e Rumanisë e tërhoqi vendimin e saj të shumë diskutueshëm, të hartuar nga ministri Iordache, për të legalizuar disa forma të sjelljes së keqe të zyrtarëve. Kjo ndodhi pas protestash të mëdha që shpërthyen në të gjithe vendin.

Demonstruesit e konsideruan vendimin e qeverisë si një masë që dobëson luftën kundër korrupsionit dhe nxit korrupsion. Qeveria ja doli t’i mbijetojë të mërkurën një mocioni mosbesimi në Parlament, ku ka dhe një shumicë solide.

XS
SM
MD
LG