Lidhje

Realiteti i jetës së mormonëve, më kompleks se imazhi i zotit Romney


Kandidati republikan për president Mitt Romney ka shmangur përmendjen e besimit të tij në shumicën fushatës së tij presidenciale. Por tani ai po e thekson rëndësinë e familjes dhe komunitetit në mesin e mormonëve, me shpresën se kjo do ta ndihmojë atë dhe fenë e tij.

Tempujt madhështor, një kor me famë botërore dhe misionarë të përgatitur mirë të cilët dërgohen në mbarë botën nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Salt Lake City të shtetit Utah.

Por një vizitë në periferi të qytetit Salt Lake City tregon se si anëtarët e kishës mormone e zbatojnë besimin e tyre në shtëpi.

Familja Larsen po merret me një aktivitet familjar, një traditë javore që nuk ka të bëjë vetëm me argëtimin dhe lojërat.

Tami Larsen thotë se familja është e shenjtë për mormonët.

“Ne besojmë se ne do të jemi familje përgjithmonë, jo vetëm deri në vdekje”.

Familja Larsen çdo javë shkon në kishë, ku edhe të rriturit ndjekin ndjekin klasat fetare të së dielës.

“Pse mendoni se Mormonët përfshinë kaq shumë gjëra mbi luftën në Librin e Mormonëve?”

Askush nuk ka thënë se është e lehtë të jesh i “shenjtë”.

Çdo të diel mormonët shpenzojnë tre orë në kishë. Ata nuk pinë duhan, çaj, kafe ose alkool.

Por ka shumë shpërblime. Kjo është një depo ku paketohen artikuj ushqimorë që më pas dërgohen në depot e mëdha ushqimore të kishave tjera. Pastaj ushqimi u jepet familjeve që kanë nevojë për furnizime me ushqim.

Rastet e veçanta festohen në tempullin kryesor në Salt Lake City, ose në tempujt e tjerë në mbarë botën.

((WILLIAM WALKER, CHURCH ELDER))
“Tani ky është tempulli i 139-të”.

I ndërtuar kohët e fundit në Brigham City, ashtu si të gjithë tempujt e mormonëve, brendësia e tij është mahnitëse dhe ka për qëllim të krijojë ndjesinë e parajsës.

Këta mormonë mund të duken si një portret i familjes së përkryer, një imazh i pranishëm edhe në familjen e zotit Romney.

Por kritiku i kishës Tom Kimball thotë se realiteti është më kompleks.

((TOM KIMBALL, CHURCH CRITIC))
“Nga ne kërkohet të krijojmë këto familje të mëdha që nuk mund t’i përballojmë financiarisht. Mendohet që ne duhet të jemi të lumtur, idealistë, të veshur mirë, me oborre të rregulluara mirë, dhe kur nuk i arrijmë këto, shumica prej nesh nuk e arrin dot këtë standard, atëherë biem në depresion”.

Zoti Kimball thotë se edhe imazhi i komunitetit mormon të cilin fushata e zotit Romney po e prezanton nuk është plotësisht i vërtetë. Disa vite më parë, ai filloi t’i vërë në pikëpyetje pikëpamjet konservatore të udhëheqësve në kishën e tij.

Ai thotë se tani i është ndaluar pjesëmarrja në ceremonitë e bekimit të fëmijëve të tij.

((NATS))
“Këto janë biografitë e të gjitha grave të Jozef Smithit, dhe ndoshta kurrë mormonizmi nuk do të jetë i njëjtë pas daljes së librit të tij”.

Kimball punon në një shtëpi botuese që po studion historinë e hershme të kishës, kur praktikohej poligamia në mesin e mormonëve.

((TOM KIMBALL, CHURCH CRITIC))
“Mormonët e shekullit të 19-të dhe mormonët e tanishëm nuk do të mund të zhvillonin një bisedë të drejtë dhe bindëse me njëri-tjetrin. Ata nuk do të ishin në gjendje të diskutonin temat e kishës mormone. Ata do ta quanin njëri-tjetrin heretikë”.

Zoti Kimball thotë se udhëheqja e tanishme e kishës është duke bërë përpjekje të mëdha për ta lidhur besimin e tyre me besimet kryesore fetare amerikane. Është e vështirë të imagjinohet se çfarë do ta ndihmonte këtë përpjekje më shumë se zgjedhja e një mormoni në postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG