Lidhje

Rousseff: do të jem një zë i fortë i opozitës


Ish-Presidentja braziliane Dilma Rousseff kritikoi procesin që këtë javë çoi në shkarkimin e saj nga detyra, duke premtuar se ajo do të bëhet një zë të fortë opozitar ndaj qeverisë së re.

Ish presidentja braziliane Dilma Rousseff thotë se ajo ka ende plane politike. Senati Brazilian votoi për largimin e zonjës Rousseff nga detyra për shkak të shkeljes së ligjeve fiskale:

"Nuk kam shumë hollësi, por unë kam plane për ta vazhduar angazhimin në politikë. Unë di të jem kundërshtare e kësaj qeverie, pavarësisht rolit që do të kem."

Dilma Rousseff gjithashtu tha se ajo do të reagojë në qoftë se qeveria e Presidentit të ri, Michel Temer përpiqet të shtypë protestat:

"Roli ynë, roli i atyre që nuk e mbështesin grushtin e shtetit është monitorimi nga afër i institucioneve braziliane dhe respektimin e tyre. Unë do të apeloj në të gjitha instancat, sepse kjo është rruga e drejtë për të luftuar," - tha ajo.

Presidentja e parë femër e Brazilit i ka mohuar akuzat për shkelje, dhe ka theksuar shpesh se presidentët e mëparshëm kanë përdorur masa të ngjashme të transparencës. Ish-presidentja Rousseff brenda 30 ditësh duhet të largohet nga pallati presidencial.

XS
SM
MD
LG