Lidhje

Trashëgimtari i fronit britanik është djalë


Zyrtarët britanikë thonë se bashkëshortja e Princit William, Kate të hënën lindi një djalë, fëmija i parë i çiftit dhe trashëgimtar i fronit mbretëror.

Në një deklaratë të Pallatit Kensington thuhet se foshnja lindi të hënën pasdite dhe peshonte 3.8 kilogram. Në deklaratë thuhet se Kate dhe fëmija i saj janë në gjendje të mirë.

Në një deklaratë të shkurtër Princi William tha se, “nuk mund të jemi më të lumtur”.
Dukesha e Kembrixhit u shtrua dje në mëngjes në Spitalin Saint Mary në qendër të Londrës, ndërsa qindra gazetarë të mediave ndërkombëtare ishin mbledhur para spitalit.

Dukesha e Kembrixhit u shtrua sot në mëngjes në Spitalin Saint Mary në qendër të Londrës, ndërsa qindra gazetarë të mediave ndërkombëtare ishin mbledhur para spitalit.

Pas lindjes së foshnjës, kryeministri David Cameron e quajti atë një “moment të rëndësishëm” për Britaninë. Ai tha se një “vend krenar është duke festuar”.
Në Pallatin Buckingham, turmat brohorisnin dhe nxituan drejt portave të pallatit pas njoftimit të lajmit të lindjes. Shumë njerëz qëndruan jashtë pallatit deri në orët e vona të natës.


Sipas një ligji të ri, i cili mbetet të zbatohet nga parlamenti britanik, fëmija që do të lindë do të jetë, mbreti, ose mbretëresha e ardhshme e Britanisë. Trashëgimtari, ose trashëgimtarja, do të jetë i treti në radhë, pas djalit të madh të mbretëreshës Elizabet, Princit Charles dhe djalit të tij, Princit William, babai i foshnjes.

Për shekuj me radhë, i është dhënë preferencë trashëgimtarëve meshkuj të mbretërisë, kështuqë që në se lind princeshë, ajo mund të mos bëhet dot mbretëreshë, në se çiftit William dhe Kate i lind një djalë.
XS
SM
MD
LG