Lidhje

Ekspertët holandezë kthehen në zonën e rrëzimit të avionit malajzian


Zyrtarët holandezë dje u kthyen në Ukrainën lindore në vendin ku u rrëzua avioni malajzianë në një përpjekje të re për të marrë mbetjet dhe sendet personale të rreth 300 njerëzve të vrarë që ishin në bordin e avionit të rrëzuar.

Katër vëzhguesë nga Holanda u bashkuan me përfaqësuesë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për të monitoruar punonjësit ukrainas të emergjencës ndërkohë që ata mblodhën pasaportat, rrobat, lodrat e fëmijëve, dhe sende të tjera nga mbetjet e avionit.

Hetuesit nga Holanda e ndërprenë kërkimet e tyre në këtë zonë në fillim të gushtit për shkak të përleshjeve aty pranë mes separatistëve pro-rusë dhe forcave të Ukrainës. Pavarësisht nga armëpushimi mes forcave të ushtrisë ukrainase dhe rebelëve, dje u dëgjuan shkëmbime me armë zjarri ndërkohë që hetuesit po bënin kërkime në vendin ku u rrëzua avioni.

Avioni malajzianë u rrëzua me 17 korrik ndërkohë që po fluturonte mbi territorin e kontrolluar nga rebelët në Ukrainë gjatë udhëtimit nga Amsterdami në Kuala Lumpur.

XS
SM
MD
LG