Lidhje

Burimet palestineze njoftojnë për 9 të vdekur nga zjarri i forcave izraelite


Nëntë palestinezë, përfshirë një gazetar, gjetën vdekjen nga të shtënat e trupave izraelite gjatë protestave në zonën që ndan Izraelin nga Rripi i Gazës. Njoftimin e bëri ministria e shëndetësisë në Rripin e Gazës që kontrollohet nga Hamasi.

Ushtria izraelite nuk ka pranuar të bëjë komente, duke thënë se po analizon incidentin.

Ndër të vdekurit ishte edhe një 16-vjeçar, ndërkohë që 491 vetë u plagosën nga zjarri i forcave izraelite, bëjnë të ditur burimet palestineze.

Dje forcat izraelite përdorën gazin lotsjellës, plumbat prej gome dhe municion luftarak për të mos lejuar që protestuesit të çanin gardhin ndarës në zonën kufitare. Protestuesit dogjën goma pranë barrierës duke shkaktuar përhapjen e një reje tymi të zi.

Ushtria izraelite thonë se protestuesit palestinezë hodhën pajisje eksplozive dhe shishe benzine dhe thanë se demonstruesit po përpiqeshin të kapërcenin gardhin.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Avigdor Lieberman i përshkroi protestat si provokim dhe paralajmëroi këdo që i afrohet gardhit në vijën ndarëse mes Izraelit dhe Rripit të Gazës se rrezikon jetën.

Grupi islamik Hamas, i cili administron Rriipin e Gazës, thotë se protestat kanë për synim të theksojnë bllokadën e rëndë izraelite mbi këtë territor bregdetar si dhe të tërheqin vëmendjen tek kërkesa e palestinezëve për t’u kthyer tek shtëpitë e tyre të mëparshme në Izrael.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG