Lidhje

Rumania i jep miratimin planit amerikan për mbrojtjen nga raketa


Rumania i jep miratimin planit amerikan për mbrojtjen nga raketa
Rumania i jep miratimin planit amerikan për mbrojtjen nga raketa

Rumania ka dhënë miratimin përfundimitar për Shtetet e Bashkuara që të ndërtohet një qendër interceptimi anti raketë në këtë vend.Qendra rumune përfaqëson edhe projektin amerikan për mbrojtjen nga raketat, i cili kundërshtohet nga Rusia. Në shtator, Rumania dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruan marrëveshjen për të lejuar ndërtimin e interceptorëve në bazën ajrore Deveselu në kufi me Bullgarinë.

Presidenti Trajan Basesku të enjten firmosi duke kthyer në ligj marrëveshjen mes Rumanisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara thonë se interceptuesit e raketave do të mundësojnë përgjigje më të shpejtë ndaj kërcënimeve nga raketat me rreze të mesme veprimi.

XS
SM
MD
LG