Lidhje

DASH: Ende punë në negociatat me rusët


Zyrtarë të lartë amerikanë dhe rusë zhvilluan të hënën bisedime në Uashington që u cilësuan si “të vështira”. Sipas një deklarate të sotme të Departamentit të Shtetit, puna duhet të vazhdojë.

Nënsekretari amerikan i Shtetit Thomas Shannon dhe zëvendës ministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov zhvilluan dje bisedime mbi shqetësimet e përbashkëta të të dy vendeve.

Zyrtarët amerikanë i cilësuan bisedimet si “të vështira, të drejtpërdrejta që pasqyronin angazhimin e të dyja palëve drejt një zgjidhjeje”.

Në takim u diskutua rreth çështjes së dy objekteve ruse në Shtetet e Bashkuara. Ish presidenti Obama urdhëroi mbylljen e tyre në dhjetor, pasi agjencitë amerikane të zbulimit arritën në përfundimin se Moska ishte përpjekur të ndërhynte në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit të kaluar.

Të dyja palët ranë dakort të takohen sërisht por ende nuk është caktuar ndonjë datë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG