Rezultatet paraprake nga zgjedhjet rajonale në Rusi tregojnë se partia në pushtet ka fituar në këto votime, të cilat shikohen gjerësisht si provë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale.
Partia Rusia e Bashkuar e kryeministrit rus Vladimir Putin ka mundur rivalët e saj në të 12 zonat elektorale, por ka marrë më pak se gjysmën e votave.
Zoti Putin e përshkroi këtë rezultat si “më shumë se të kënaqshëm”, duke shtuar se rezultatet demonstrojnë besimin e rusëve tek qeveria e tyre.
Megjithë mbështetjen zyrtare, partia Rusia e Bashkuar mori vetëm 46% të votave . Me një opozitë të ndarë në tre parti, partia që udhëheq në Rusi fitoi 68 vende në legjislaturën në fuqi. Komunistët renditen të dytët me 13% të vendeve.
Opozita thotë se votimet ishin plot parregullsi dhe ka akuzuar partinë Rusia e Bashkuar se u ka bërë presion votuesve në qendrat e votimit për të votuar për të. Partia në pushte nuk i pranon akuzat.
Zgjedhjet e së dielës ishin të fundit para zgjedhjeve parlamentare të 4 dhjetorit.
Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Rusi pritet të zhvillohen në mars të vitit 2012.