Lidhje

Shpërthim pranë një stacioni treni të Vollgogradit


Autoritetet në Rusinë jugore thonë se një grua hodhi veten në erë pranë një stacioni treni të Vollgogradit, afër rajonit të paqëndrueshëm të Kaukazit të Veriut, duke vrarë të paktën 14 vetë dhe plagosur më shumë se 40 të tjerë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë. Por agjencia e lajmeve Interfax njofton se në vendin e ngjarjes u gjet koka e autores së shpërthimit, duke lejuar autoritetet të bëjnë indentifikimin e shpejtë të saj.

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar organet e rendit të vendit për të forcuar sigurinë.

Ngjarja ndodh disa javë përpara Olimpiadës Dimërore në qytetin Soçi të Detit të Zi. Kundër Lojërave Dimërore ka pasur kërcënime nga militantët islamikë.
XS
SM
MD
LG