Lidhje

Rusi: Skualifikohet kandidati për president që do të sfidonte Vladimir Putinin


Rusi: Skualifikohet kandidati për president që do të sfidonte Vladimir Putinin
Rusi: Skualifikohet kandidati për president që do të sfidonte Vladimir Putinin

Zyrtarët rusë kanë ndaluar udhëheqësin liberal të opozitës Grigory Yavlinsky të hyjë në garën presidenciale përballë kryeministrit Vladimir Putin duke ia atribuar këtë masë problemeve me formularët e regjistrimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha dje se rreth 25 për qind e firmave të mbledhura për të mbështetur kandidaturën e Yavlinsky-t ishin të pavlefshme.

Yavlinsky, udhëheqës i partisë Yabloko tha se vendimi ishte marrë për të ndihmuar ata që janë në pushtet që të fitojnë në zgjedhjet presidenciale në mars.

Para disa ditësh Yavlinsky tha se një ndalim i kandidaturës së tij do të fyente dhjetra mijëra protestuesit që kanë dalë kohët e fundi në rrugët e qyteteve të mëdha ruse.

XS
SM
MD
LG