Lidhje

Mijëra ukrainas dynden drejt Rusisë


Dëshmitarët thonë se mijëra ukrainas, që po përpiqeshin t’i shpëtonin dhunës në pjesën lindore të vendit, iu afruan dje kufirit rus me makina të mbushura me sende vetjake, në pritje për t’u futur në Rusi.

Eksodi, i njoftuar nga gazetari i agjencisë së lajmeve Associated Press, ndodhi disa orë para skadimit të armpushimit një javor, ndërkohë që është shënuar pak përparim në bisedimet që synojnë të ndalin rebelimin e armatosur nga separatistët pro-rusë.

Deri dje ishte e paqartë nëse afati për orën 7 sipas Grinuiçit do të zgjatej.

Në zhvillime të tjera, Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë tha se katër vëzhgues të saj, të rrëmbyer nga kryengritësit muajin e kaluar, janë liruar.

XS
SM
MD
LG