Lidhje

Rusia, Bjellorusia, Kazakistani dakord për aleancw ekonomike


Udhëheqësit e Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit nënshkruan një marrëveshje për të krijuar një aleancë për tregëti të lirë dhe për të bashkërenduar politikat e rëndësishme ekonomike.

Në një ceremoni sot në kryeqytetin e Kazakistanit, presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi kazak Nursultan Nazarbayev vlerësuan atë që e quajtën, një pakt historik.

Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko e cilësoi aleancën e njohur me emrin Bashkimi Ekonomik Euroaziatik, si një marrëveshje të arritur pas shumë pune, për të bashkuar rajonin. Të tre vendet kanë nënshkruar më parë një marrëveshje për bashkimin e doganave.
XS
SM
MD
LG