Lidhje

Rusia kundërshton ngrirjen e fondeve në vende evropiane


Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, tha se konfiskimi i aseteve shtetërore ruse në Belgjikë dhe vende të tjera evropiane është një “shkelje e rëndë e të gjitha konventave të Vjenës për marrëdhëniet diplomatike”.

Zoti Lavrov foli sot nga Shën Pjetërburgu, një ditë pas zhvillimit të Forumit Ekonomik Rus.

Të enjten, llogari bankare ruse në Francë dhe në Belgjikë u ngrinë si pjesë e një përpjekjeje për të zbatuar një vendim gjyqësor për një kompensim prej 50 miliardë dollarësh të aksionerëve amerikanë të kompanisë së naftës Yukos, tashmë e rrënuar.

Presidenti rus Vladimir Putin u mundua të mos i japë shumë rëndësi konfiskimit, dhe shtoi se Rusia do ta kundërshtojë.

Zoti Putin mendon se gjykata e arbitrazhit në Hagë, e cila dha këtë vendim vitin e kaluar, nuk ka juridiksion në Rusi.

XS
SM
MD
LG