Lidhje

6 veprimtarë të lëvizjes Greenpeace largohen nga Rusia


Gjashtë veprimtarë të lëvizjes ambientaliste Greenpeace, pesë britanikë dhe një kanadez, u larguan sot nga Rusia pas dhënies së amnestisë.
Aktivistët ishin mbajtur për dy muaj të burgosur nën akuzuat për huliganizëm, për shkak të protestës në shtator kundër një platforme nafte ruse në Detin Arktik.
Pjesa tjetër e 30 veprimtarëve të arrestuar më 19 shtator nga autoritetet ruse pritet të lirohet në ditët e ardhshme.

Rusia vendosi t’i heqë akuzat ndaj tyre pas trysnisë së vazhdueshme të perëndimit. Kritikët thonë se Rusia po përpiqet të përmirësojë imazhin e saj publik para Lojrave Olimpike Dimërore që zhvillohen në Soçi në muajin shkurt.
Autoritetet ruse kanë liruar një numër figurash të njohura gjatë javës së fundit, përfshirë miliarderin Mikhail Khodorkovski dhe dy anëtaret e fundit të bugosura të grupit muzikor Pussy Riot.
XS
SM
MD
LG