Lidhje

Rusia godet me raketa Kruz objektivat e ISIS


Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se forcat ruse kanë hedhur katër raketa Kruz nga Deti Mesdhe, në drejtim të objektivave të Shtetit Islamik në Siri.

Ministria ruse tha se raketat u hodhën nga një anije fregatë dhe nga një nëndetëse dhe se ato ranë pranë qytetit të Palmirës, duke goditur armatime të rënda dhe militantë të Shtetit Islamik, të cilët ishin zhvendosur atje nga kryeqyteti de facto i grupit, Raqqa.

Rusia tha se para hedhjes së raketave ka njoftuar Shtetet e Bashkuara, Turqinë dhe Izraelin për këtë veprim të sajin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG