Lidhje

Rusia liron gazetarin dhe njofton se do të hetohen rrethanat e arrestimit të tij


gazetari investigativ Ivan Golunov

Ministri i Brendshëm i Rusisë, Vladimir Kolokoltsev, njoftoi se gazetari investigativ Ivan Golunov është tashmë në gjendje të lirë dhe jo më në arrest shtëpie. Ministri Golunov gjithashtu njoftoi se autoritetet po kryejnë një hetim të brendshëm për arrestimin e tij.

Në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme thuhet se oficerët e policisë që u përfshinë në arrestimin e gazetarit gjenden tashmë të pezulluar nga detyra.

Ministri Kolokoltsev tha se “rezultatet e testimeve biologjike, penale, verifikimi i gjurmëve të gishtërinjve, si dhe përfundimet e testit gjenetik, na udhëhoqën drejt vendimit për anullimin e hetimit penal të civilit Ivan Golunov, për shkak të mungesës së provave që ai të ketë marrë pjesë në kryerjen e një krimi”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG