Lidhje

Moska: Po mbështesim grup opozitar në Siri


Presidenti rus Vladimir Putin thotë se Rusia po i ofron mbështetje ushtarake një grupi të opozitës siriane që gëzon mbështetjen e Perëndimit, në operacionet e saj të përbashkëta me trupat qeveritare siriane kundër Shtetit Islamik.

Në një takim me zyrtarë të lartë rusë të mbrojtjes sot, Presidenti Putin tha për herë të parë se Rusia ka ofruar mbështetje ushtarake me goditje nga ajri, si dhe furnizime me armë dhe pajisje për grupin Ushtria Siria e Lirë, e cila prej vitesh është përfshirë në luftime me trupat qeveritare.

Nëse konfirmohet kjo deklaratë, ajo do të përbënte një ndryshim madhor të qëndrimit rus në Siri. Moska është akuzuar nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara se vë në shenjestër kryengritësit e moderuar në përpjekje për të mbështetur Presidentin Bashar al Assad, në vend që të godasë objektet e ISIS.

Ushtria Siria e Lirë nuk ka bërë konfirmim të njoftimit. Luftëtarët e saj janë goditur më parë nga avionët luftarakë rusë.

XS
SM
MD
LG