Lidhje

Rusia rifillon bombardimet në Alepo


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha sot se forcat qeveritare ruse dhe siriane do t’i vazhdojnë sulmet në qytetin e Alepos, pas një armëpushimi për arsye humanitare, deri sa forcat rebele të evakuohen nga qyteti.

Zoti Lavrov i bëri këto komente për gazetarët në Hamburg të Gjermanisë, ku ai po merr pjesë në takimin për sigurinë. Dje ministri i jashtëm rus tha se qeveria siriane i kishte ndalur të gjitha operacionet aktive në Alepon lindore. Kur e pyetën për deklaratat kontradikatore, zoti Lavrov tha se “kishte patur ndër mend ndalimin e operacioneve për një kohë të caktuar dhe se kjo është e kuptueshme për të gjithë, përfshirë partnerët amerikanë”, u shpreh ai.

Ministri i Jashtëm rus tha se shpreson që të arrihet së shpejti një marrëveshje e përherëshme për Sirinë, por shtoi se diplomatët amerikanë janë duke u sjellë në mënyrë të çuditshme, duke i akuzuar ata se po i largohen një propozimi, i cili do t’i lejonte rebelët të largoheshin nga Alepo, në se do t’i hidhnin poshtë armët.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG