Lidhje

Rusi me prejardhje kirgize, i dyshuar për sulmin në metro


Zyrtarë të zbulimit në Kirgistan thanë se i dyshuari për sulmin vdekjeprurës në metro në Rusi është një kirgiz me shtetësi ruse.

Një zëdhënës i Shërbimit Kirgiz të Sigurisë, GKNB, e identifikoi të dyshuarin si Akbarzhon Jalilov, i lindur në vitin 1995. Agjencia ruse e lajmeve, Interfax, raportoi më herët se autoritetet e kishin identifikuar sulmuesin e dyshuar si një 23 vjeçar nga Azia Qendrore.

Ministra ruse e Shëndetësisë, Veronika Skvortsova, tha të martën së 14 veta kanë humbur jetën në Shën Petersburg. Afro 50 veta janë plagosur nga pasojat e shpërthimit që ishte aq i fuqishëm sa shpërthye dyer metalike të metrosë. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Daniel Schearf, shkroi në twiter se autoritetet mbyllën një nga stacionet e metrosë pas një njoftimi anonim për një bombë të vendosur.

Zyrtarët në Shën Peterburg shpallën tre ditë zie. Presidenti rus, Vladimir Putin, ndodhej në Shën Petersburg të hënën për një takim me presidentin e Bjellorusisë Alexander Lukashenko. Presidenti Putin vendosi lule në stacionin e metrosë.

Në Uashington, presidenti Donald Trump e quajti shpërthimin në Shën Petersburg "diçka të tmerrshme."

Sulmi terrorist mund të jetë shumë serioz, tha drejtori i përgjithshëm i Këshillit rus të Punëve të Jashtme, Andrei Kortunov, "Sepse ne nuk kemi përjetuar diç të tillë për një kohë të gjatë në Rusi. Dhe përfundimisht jemi kthyer aty ku ishim 10-12 vjet më parë kur shpërthime të tilla ndodhnin pothuajse vazhdimisht".

Sulmi i fundit në metronë e Moskës në vitin 2010 për të cilën u fajësia një grua vetëvrasëse e lidhur me kryengritjen islamike në Çeçeni, la pas vetes 33 të vrarë.

Sulme të mëhershme në metronë e Moskës në vitin 2004, të lidhura me terroristët çeçen, lanë pas vetes afro 50 të vrarë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG