Lidhje

Rusia, drejt marrëveshjes me ASEAN


Rusia pritet të finalizojë një marrëveshje me vendet e Shoqatës së Vendeve të Azisë Juglindore, ASEAN, përfshirë referenca të debatueshme për lundrim detar dhe militarizim të Detit të Kinës së Jugut.

Ky angazhim i pashembullt me shoqatën me 10 vende, është pjesë e përpjekjeve të Presidentit rus, Vladimir Putin për të zgjeruar ndikimin e Moskës në rajon.

Dje, zoti Putin dhe presidenti i Indonezisë nënshkruan një marrëveshje për të krijuar një partneritet për çështje kyçe.

Marrëveshja që pritet të miratohet nesër, deklaron se ASEAN dhe Rusia janë dakord që të thellojnë bashkëpunimin politik, të sigurisë, kundër-terrorizmit dhe ekonomik në rajonin e Azi-Paqësorit me pikësynimin për krijimin e një partneriteti strategjik.

XS
SM
MD
LG