Lidhje

12 të vdekur nga 2 sulme vetëvrasëse në Republikën e Dagestanit


Kryeministri rus Vladimir Putin tha se një grup i vetëm terrorist mendohet të jetë organizator i sulmeve të së hënës në Moskë, dhe atyre sot në Dagestan

Zyrtarët rusë thonë se dy shpërthime vetëvrasëse në republikën jugore të Dagestanit lanë të vrarë të paktën 12 vetë dhe plagosën 18 të tjerë, dy ditë pas sulmeve vdekjeprurëse në metronë e Moskës.

Shpërthimet e sotme u kryen në qytetin Kizliar pranë kufirit të Dagestanit dhe Çeçenisë. Ministri i brendshëm i Dagestanit tha se autori i sulmit të parë aktivizoi lëndën plasëse në një makinë, kur u ndalua nga një oficer i policisë rrugore. Autori i sulmit tjetër ishte veshur me uniformë policie. Ministri tha se në mes të viktimave kishte të paktën 9 policë. Të hënën 2 shpërthime vetëvrasëse lanë të vdekur 39 vetë në metronë e Moskës.

Kryeministri rus Vladimir Putin tha se një grup i vetëm terrorist mendohet të jetë organizator i sulmeve si në Moskë, ashtu edhe në Dagestan.

Autoritetet kanë thënë se shpërthimet në qendër të Moskës u kryen nga 2 gra që kishin lidhje me kryengritësit islamikë në republikat e trazuara jugore të Rusisë.

XS
SM
MD
LG