Lidhje

SHBA-Rusi dhe çështja bërthamore


Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se Rusia ka shkelur një traktat 30-vjeçar, duke dislokuar një raketë kruz.

Dy vendet kishin rënë dakord në vitin 1987 për të mos poseduar, prodhuar, apo testuar raketa me bazë tokësore që mund të fluturojnë në distancat 500 deri në 5,500 kilometra.

Në vitin 2014, Departamenti amerikan i Shtetit u ankua se Rusia po e shkelte marrëveshjen, sepse po prodhonte dhe testonte raketa të tilla.

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi të martën se Rusia e kishte dislokuar një raketë të tillë.

Gazeta “New York Times”, e cila e dha e para njoftimin, tha se Rusia ka dislokuar një batalion me raketa të ndaluara kruz në një qendër provash në Kapustin Yar dhe se një tjetër raketë ishte dislokuar në dhjetor në një tjetër pjesë të vendit.

Departmenti i Shtetit tha se Rusia e ka shkelur traktatin.

Në Moskë, zëdhënësi i Presidentit, Dmitry Peskov, tha se Rusia "mbetet e përkushtuar ndaj angazhimeve të saj ndërkombëtare, përfshirë edhe traktatin në fjalë.”

Senatori John McCain, kryetar i Komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura, tha se Presidenti rus Vladimir Putin e ka vënë në provë administratën e Presidentit Trump. Ai shtoi se Kongresi e ka bërë të qartë se shkelja e traktateve nga Rusia kërkon “një përgjigje kuptimplotë”.

"Në dritën e zhvillimeve të fundit, është koha që administrata e re të marrë masa të menjëhershme për të fuqizuar pozicionin tonë frenues në Europë dhe për të mbrojtur aleatët tanë, - tha senatori MccCain. “Ne duhet ta vazhdojmë modernizimin forcave bërthamore amerikane dhe të sigurohemi që forcat frenuese të NATO-s të jenë të stërvitura mirë dhe përherë e më të gatshme për t’iu kundërvënë doktrinës bërthamore të Rusisë, që parashikon përdorimin e para të armëve bërthamore,” – thuhet në deklaratën e Senatorit McCain.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG