Lidhje

Putin: Fushata ndaj ISIS-it po jep rezultat


Presidenti rus Vladimir Putin thotë se fushata kundër objektivave të militantëve të Shtetit Islamik në Siri, po ka rezultat, por duhet bërë më tepër për mbrojtjen e Rusisë nga sulmet terroriste.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se një kombinim sulmesh ajrore me avionë dhe raketa gjatë kësaj jave shkatërruan rafineri nafte, kamionë-cisternë dhe vranë qindra militantë në Sirinë lindore.

Rusia e ka shkallëzuar më tej luftën kundër ISIL-it, pasi ky grup mori përgjegjësinë për sulmin me bombë në avionin rus mbi Gadishullin e Sinait muajin e kaluar. Në këtë sulm terrorist ku humbën jetën të 224 pasagjerët dhe ekuipazhi i avionit.

XS
SM
MD
LG