Lidhje

Trupa ruse, bjelloruse dhe serbe bëjnë stërvitje të përbashkët


Trupat ruse dhe bjelloruse janë angazhuar në stërvitje të përbashkëta ushtarake në Serbi. Stërvitjet me emrin "Vëllazërimi sllav 2016", filluan dje, me pjesmarrjen e 150 parashutistëve rusë dhe të një numri të panjoftuar trupash nga Serbia dhe Bjellorusia. Manovrat në Serbi zhvillohen në një kohë kur NATO-ja ka ndërmarrë një stërvitje emergjente në Mal të Zi. Mali i Zi është ftuar për t'ju bashkuar NATO-s megjithë kundërshtimin e fortë të Rusisë. Serbia dhe Mali i Zi janë aleatë tradicionalë të Moskës.

XS
SM
MD
LG