Lidhje

Dhjetëra viktima nga zjarri në një qendër tregtare në Rusi


Ka arritur në 64 numri i personave që kanë humbur jetën nga një zjarr u furishëm që përfshiu të dielën një qendër tregtare në qytetin Kemerovo në rajonin e Siberisë në Rusi.

Numri i viktimave u konfirmua të hënën nga ministri rus i Emergjencave Vladimir Puchkov.

Autoritetet lokale thanë se shumë prej tyre janë fëmijë, ndërsa edhe më tej një numër personash llogariten të zhdukur.

Mbi 40 veta janë dërguar në spital me plagë nga zjarri.

Nuk ka informacione mbi shkakun e zjarrit që përfshiu qendrën tregtarë që ndodhet rreth 3 mijë kilometra në lindje të Moskës.

Raportimet nuk saktësojnë nëse viktimat pësuan nga djegiet apo vdiqën nga tymi, por pamjet televizive tregojnë njerëz që po hidheshin nga dritaret e qendrës katërkatëshe për t'u shpëtuar flakëve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG