Lidhje

Bombardimi i ndihmave në Siri


Zyrtarët rusë dhe ata sirianë vazhduan sot korin e mohimeve për përfshirjen e tyre në bombardimin e ndihmave humanitare për qytetin Alepo në fillim të javës. Të mbijetuar nga personeli i ndihmave dhe dëshmitarët thonë se autokolona me 31 kamionë u godit me rreth 20 raketa të lëshuara nga ajri dhe sulmi zgjati rreth dy orë.

Mes dëshmitarëve ishte edhe vëllai i një zyrtari të Gjysmë Hënës së Kuqe Siriane që po shoqëronte karvanin. Ali Barakat, edhe ai vetë punonjës ndihmash, tha se vëllai i tij, Omer Barakat, baba i 9 fëmijve, u vra nga sulmi. Vetëm disa orë më parë ai kishte përfunduar negociatat e vështira me forcat rebele dhe kryengritësit, për të lejuar kalimin e ndihmave nga pjesa e kontrolluar nga qeveria në Alepo, në territorin e kontrolluar nga kryengritësit.

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar tha se gjatë sulmit humbën jetën 20 civilë. Rusia akauzon forcat kryengritëse për sulmin. Zyrtarët amerikanë thonë se në momentin e sulmit mbi kolonën e ndihmave po fluturonin dy aeroplanë rusë Sukhoi. Ministria e jashtme ruse shprehu indinjatë për akuzat amerikane. Disa zyrtarë ruse kanë thënë se autokolona thjesht ka marrë zjarr, duke shkatërruar 18 kamionë. Pretendimet ruse dhe siriane nuk përputhen me ato që kanë parë dëshmitarët.

XS
SM
MD
LG