Lidhje

Rusi - Siri, bisedime me dyer të mbyllura


Rusia zhvilloi bisedime me dyer të mbyllura me diplomatë sirianë sot në një përpjekje të re për një konferencë paqeje për Sirinë në të cilën Moska thotë se duhet të luajë rol edhe Teherani.

Të dërguarit e presidentit Bashar al-Assad filluan negociatat në Moskë në të njëjtën kohë kur Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon tha në Vilnius, kryeqytetin e Lituanisë, se ai shpresonte që të rifillonin bisedimet e konferencës së ashtuquajtur Gjeneva II në mes të dhjetorit.

Duke komentuar në fillim të bisedimeve të veçanta me homologun e tij iranian Hossein Amir-Abdollahian, zëvendës ministri i jashtëm rus Mikhail Bogdanov tha se qeveria e tij “e konsideron Iranin një partner shumë të rëndësishëm në të gjitha çështjet e Lindjes së Mesme.”

Opozita siriane tha se Rusia ftoi gjithashtu presidentin e Koalicionit Kombëtar Sirian Ahmed Jarba për një vizitë tre-ditore që përkon me vizitën e zyrtarëve të regjimit.
XS
SM
MD
LG