Lidhje

Rusia thotë se mund të ndërpresë lidhjet diplomatike me Ukrainën


Kryeministri rus tha të premten se vendi i tij mund t’i ndërpresë të gjitha lidhjet diplomatike me Ukrainën fqinjë, duke pasur parasysh shqetësimet e sigurisë të ditëve të fundit.

"Nëse nuk ka mënyrë tjetër për ta rregulluar gjendjen, presidenti mund ta ndërmarrë këtë hap”, citonte media shtetërore Dmitry Medvedevin.

Kjo lëvizje nuk ishte propozuar pasi Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014 ose kur Moska mbështeti kryengritësit separatist në Ukrainën lindore.

Rusia ka dislokuar një sistem të avancuar për mbrojtje nga raketat në Krime, tha ushtria sot në një deklaratë. Agjencia franceze e lajmeve njofton se sistemi kundërajror është në gjendje të diktojë 300 objektiva dhe të rrëzojë 36 prej tyre njëkohësisht.

Trupat ukrainase janë në gatishmëri të lartë ndërsa rriten tensionet me Rusinë.

XS
SM
MD
LG