Lidhje

SHBA, Rusia diskutojnë për konfliktin në Ukrainën Lindore


Të dërguarit amerikan dhe rus u takuan në një përpjekje për t’i dhënë fund konfliktin në Ukrainën Lindore.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic tha se i dërguari i posaçëm amerikan për Ukrainën, Kurt Volker dhe këshilltari presidencial rus, Vladislav Surkov u takuan të shtunën në Beograd. Por nuk janë dhënë detaje për takimin me dyer të mbyllura.

Para takimit zoti Volker, shkruante në Twitter se takimi do të përqendrohej tek mënyrat “për t’i dhënë shtysë zbatimit të marrëveshjes së Minskut dhe për të rikthyer integritetin territorial të Ukrainës”.

Një marrëveshje paqeje e vitit 2015, nënshkruar në kryeqytetin bjellorus Minsk, parashikonte një armëpushim mes separatistëve që mbështeten nga Rusia dhe forcave ukrainase në pjesën lindore të vendit, një konflikt që ka shkaktuar vdekjen e 10 mijë vetëve. Marrëveshja është shkelur vazhdimisht.

Më herët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskovsaid tha se bisedimet kishin si synimi “sinkronizimin” mes dy vendeve.

Ish-ambasadori amerikan në Rusi, John Tefft tha gjithashtu se të dërguarit Volker dhe Surkov mund të diskutonin në takim për një mision paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara në Donbas.

Ish-ambasadori amerikan në NATO, Volker kishte refuzuar të takohej me zotin Surkov në Rusi dhe ky i fundit nuk lejohet të hyjë në Bashkimin Evropian, në bazë të sanksioneve për rolin e Rusisë në Ukrainë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG