Lidhje

Rusia, si po i shfrytëzon pikat e dobëta të Perëndimit

  • Jeff Seldin

Ndërtesa e Shërbimit Federal të Sigurisë, Moskë, pasardhëse e KGB-së

Vendet perëndimore thonë se Rusia nuk i fsheh përpjekjet për të ndërhyrë apo ndikuar tek çështjet e tyre dhe madje edhe tek zgjedhjet e tyre. Megjithatë, ato e pranojnë se tentativat për të frenuar këto veprime po hasin vështirësi.

Përkrahësit e lëvizjes anti-islamike PEGIDA u mblodhën së fundmi në tubime në rrugët e Dresdenit…pasi partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) fitoi 12.6 për qind të votës në zgjedhje…një rritje që disa e kanë lidhur me një raund tjetër ndërhyrjeje ruse, një praktikë që tashmë është bërë e njohur.

“Ata ndërhyjnë tek forcat e majta, tek të djathtat dhe partitë ekstremiste fetare”,- thotë Nils Svartz, një zyrtar suedez.

Në rastin e Gjermanisë, zyrtarët thonë se Rusia shfrytëzoi pasiguritë lidhur me fluksin e qindra-mijëra refugjatëve.

Zyrtarë suedezë si Nils Svartz thonë se po shohin shenja taktikash të ngjashme para zgjedhjeve të planifikiara për vitin e ardhshëm:

“Objektivi për këto veprime nuk është për të imponuar ndonjë ideologji të veçantë ndaj suedezëve. Është më shumë për të na përçarë, për të na bërë një shoqëri të pasigurt”.

Dhe pas përpjekjes ruse për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane vitin e kaluar, ligjvënësit amerikanë druhen se përpjekjet ruse vetëm janë intensifikuar:

“Propaganda e tyre ka si synim dizinformimin, të bindë evropianët se nuk mund t’i besojnë askujt”, thotë senatori republikan Ron Johnson.

Vendet perëndimore thonë se kjo fushatë është realizuar kryesisht përmes mediave sociale, si Facebook, Twitter dhe Google.

Dhe nga televizione si kanali RT i Moskës, gjë që Rusia dhe RT vetë e mohojnë.

“Ne i nxisim shikuesit të ndezin televizorin, të shohin dhe të vendosin vetë”, - thotë korrespondentja e RT-së, Laura Smith.

Por televizione si RT mund të jenë vetëm fillimi.

Një nga shqetësimet në rritje për zyrtarët amerikane dhe evropianë është se Rusia nuk po mjaftohet më vetëm me përhapjen e propagandës dhe dizinformimit. Dhe nga ana tjetër, Moska po përpiqet të gjejë metoda të tjera për të depërtuar në shoqërinë perëndimore:

“Njëra është aftësia e forcave të jashtme të fusin para në zgjedhje pa treguar se nga vijnë këto para. Paratë e papastra të politikës dhe korporatat fantazma janë një ftesë e hapur për rusët që të vazhdojnë ndërhyrjen në zgjedhje”.

Deri tani duket se këto taktika kanë funksionuar.

“Ata po ndikonin tek debatet publike, politike dhe programet e partive politike ose qëndrimet e drejtuesve të tyre”.

Siç u shpreh një studiues rus, vetëm gjysmë me shaka, tani çdo zgjedhje janë zgjedhje ruse, pa dyshim një perspektivë e zymtë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG