Lidhje

Shpërdorimi i barnave me recetë


Shpërdorimi i barnave me recetë
Shpërdorimi i barnave me recetë

Zyrtarët qeveritarë të shëndetit thonë se abuzimi i barnave me recetë shkakton më shumë vdekje aksidentale në Shtetet e Bashkuara se çdo gjë tjetër, përveç përplasjeve me automobilë, që vrasin më shumë se 30.000 amerikanë çdo vit. Përfaqësuesit e pesë agjencive federale prezantuan këto ditë planin e ri të administratës së Obamës për pakësimin e shpërdorimit të barnavet me recetë dhe për të shpëtuar jetë njerëzish.

Në moshën 15, Hanna Leos u bë e varur nga barnat, pasi një shok i klasës së shkollës së mesme filloi ti jepte disa pilula të fuqishme kundër-ankthit, si Benzodiazapines, Valium, Xanax, Clonapin, Lorazapam, që jepen me recetë.

Këto barna mund të gjenden në shumë shtëpi amerikane. Po kështu mund të gjendet edhe Opioid, ilaç kundër dhimbjeve. Gjithnjë e më shumë fëmijë adoleshentët i përdorin këtë barna që merren me recetë nga prindërit e tyre.

Në një konferencë të përbashkët shtypi , zyrtarë shëndetësisë dhe përfaqësues nga agjencitë kundër drogës shpallën planin e ri të administratës Obama kundër shpërdorimit të barnave me recetë, i pari plan i këtij lloji për për kontrollin e keqpërdorimit të qëllimshëm të barnave me recetë.

Plani përfshin rikualifikimin e 1 milionë mjekëve për praktikat e dhënies së recetave,duke krijuar një arkivë të dhënash për të identifikuar përdëromin e barnave që jepen, edukimin e publikut në lidhje me rrezikun e shpërdorimit të barnave dhe forcimin e zbatimit të ligjit.

Gil Kerlikowske është drejtor i zyrës së kontrollit të përdorimin e barnave. Ai thotë se problemi i barnave me recetë prekë të gjithë grupmoshat; të rinj, të moshuar, të pasur, të farfër, familjarë e tjerë.

Hanna Leos u dënua me burgim pasi u kap duke mbushur receta për veten e saj. Por ajo ështe gjallë dhe në proces shërimi nga varësia e barnave.

Riç Perry vdiq nga një mbidozë barnash me recetë në moshën 21vjeçare. Varësia e tij nga barna të tilla kishte filluar në shkollën të mesme. Prindërit e Riçit e mbështesin planin e administratës Obama për kontrollin e barnave me recetë.

I ati i tij e pranon se nuk ishte i vetëdijshëm, sepse djali i tij dukej krejtësisht norma; sillej mirë, merrte nota të mira, merrej me sport dhe dukej si gjithë fëmijët e tjerë të rregullt.

Por përveç barnave me recetë, djali i tyre u bë i varur edhe nga droga heroinë. Heroina është npë treg më e lirë sesa barnat kundër dhimbjeve si Oxycontin. Në atë kohë, Perry iu nënshtrua edhe trajtimit kundër varësisë nga droga. Por varësia është si një sëmundje që kthehet përsëri.

Nëna e Perrit kujton se çdo herë që ata nënshtroheshin trajtimit, e kuptonin se varësia mund të kurohej. Por gjithmonë ekziston rreziku, dhe djali i saj, Perri nuk mundi ta kapërcente këtë rrezik dhe vdiq.

Familja Perri tashmë ka krijuar një grup pune për të parandaluar familjet e tjera nga humbja e një të dashuri nga mbidoza aksidentale e barnave me recetë.

XS
SM
MD
LG