Një nga personat më të kërkuar nazistë, Samuel Kunz, ka vdekur para se të gjykohej për rolin e tij në vdekjen e qindra mijëra hebrenjve.
Një gjykatë gjermane në Bon deklaroi se zoti Kunz vdiq me 18 nëntor në qytetin e tij të lindjes.
Në korrik 89 vjeçari Kunz u akuzua për ndihmën në vrasjen e 430 mijë hebrenjëve nga viti 1942 deri në vitin 1943 në kampin e përqëndrimit në Belzec të Polonisë.
Ish roja e kampit të vdekjes u akuzua gjithashtu se ka marrë pjesë në ekzekutimin e 10 hebrenjëve.
Zoti Kunz ka lindur në Bashkimin Sovjetik dhe ka shërbyer në ushtrinë sovjetike para se binte në duart e gjermanëve si rob lufte. Ai pastaj ka punuar në kampet e vdekjeve.
Organizata hebreje për të drejtat e njeriut, Qendra Simon Wiesenthal, e ka radhitur atë të tretin në listën e nazistëve më të kërkuar.
Derjtori i kësaj qendre në Jeruzalem, Efraim Zuroff, kritikoi Gjermaninë për procesin e ngadaltë të gjykimit të ish nazistëve.