Lidhje

Kaliforni, tre të vrarë në një shkollë fillore


Dy të rritur dhe një fëmijë 8 vjeç janë vrarë brenda një klase në një shkollë fillore të San Bernardinos në Kaliforni, ngjarje që policia dhe zyrtarët e shkollës e quajtën “vrasje-vetvrasje”. Një nxënës ka mbetur i plagosur.

Zyrtarët thanë se mësuesja Karen Elaine Smith, 53 vjeç, u qëllua për vdekje nga ish-bashkëshorti, i cili më pas vrau veten. Dy nxënës që ndodheshin pas mësueses u plagosën dhe njëri prej tyre vdiq në spital.

Sipas zyrtarëve, ngjarja në shkollën North Park ishte pasojë e grindjeje familjare

Ata thanë se të gjithë nxënësit e tjerë ishin jashtë rrezikut. Filmimet nga ajri tregonin nxënësit të mbledhur në një fushë basketbolli në mjediset e shkollës.

San Bernardino me një popullsi prej 216 mijë banorë është qyteti ku ndodhi sulmi terrorist i dhjetorit 2015, ku u vranë 14 persona dhe u plagosën 22 të tjerë. Çifti Syed Rizwan Farook dhe Tashfeen Malik u vranë në një konfrontim të armatosur me autoritetet po atë ditë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG