Lidhje

Sanders, fitues në Virxhinian Perëndimore


Senatori nga Vermonti, Bernie Sanders fitoi dje në zgjedhjet paraprake në Virxhinian Perëndimore, duke siguruar një numër të vogël delegatësh, ndërsa u zotua përsëri se do të vazhdojë deri në fund garën ndaj ish-Sekretares së Shtetit Hillary Clinton.

Zoti Sanders fitoi 51 për qind të votës ndërsa zonja Clinton 36 për qind. Meqenëse sistemi proporcional që përdorin demokratët për të ndarë delegatët do të thotë se zoti Sanders merr të paktën 16 ndërsa zonja Clinton 11.

Ajo kryeson me 2,239 delegatë ndërsa senatori Sanders ka siguruar 1,469. Për të siguruar emërimin e Partisë Demokrate duhen 2,383 kandidatë.

Nga pala e republikanëve, zoti Trump, fitoi lehtësisht në Virxhinian Perëndimore dhe Nebraska.

XS
SM
MD
LG