Lidhje

Babagjyshët e Krishtlindjes


Në Kampionatin Botëror të Babagjyshëve të Krishtlindjes, imitues të tij hynë në garë për të parë se cili e luante rolin më mirë në Samnaun të Zvicrës.

Nëse për një arsye apo një tjetër Santa Klausi i vërtetë nuk shfaqet dot në ditën e shënuar, atëherë që nga këta konkurrentë do të ishte i denjë ta zëvendësonte.

Konkursi nuk ishte i lehtë. Santat duhet të konkurronin në pesë disiplina, që nga përdorimi i slitës së akullit, tek hedhja e dhuratave, tek prerja e drurëve me sharrë.

Të gjithë babagjyshët ishin të shkëlqyer, por një skuadër prej katër prej tyre fitoi.

Ekipet kishin ardhur nga shumë vende, përfshirë Norvegjinë dhe Poloninë por për habi nuk kishte asnjë konkurrent nga Poli i Veriut.

XS
SM
MD
LG