Një gjykatë e Sarajevës ka dënuar një serb të Bosnjes me 15 vjet burgim për pjesëmarrje në vrasjen dhe torturimin e civilëve në 1992.
Branko Vlaco u shpall fajtor për krime kundër njerëzimit, të kryera në një kamp të të burgosurve pranë Sarajevës.
Gjykatësi tha se Vlaco mori pjesë në ekzekutimin dhe torturimin e myslimanëve dhe kroatëve të Bosnjes. Disa të burgosur u dërguan në vijën e frontit për t’u shfrytëzuar si mburoja njerëzore.
Deri në 800 të burgosur besohet se mbaheshin në atë kamp.