Lidhje

Ish presidenti francez Sarcosy nën hetim


Ish presidenti francez Nicolas Sarkozy është zyrtarish nën hetim pasi u morr në pyetje nga policia dje.

Zoti Sarkozy dyshohet se është përpjekur të përdorë influencën e tij për të penguar një hetim ndaj fushatës së tij në zgjedhjet e vitit 2007.

Një prokuror tha sot se ish udhëheqësi francez u përpoq të merrte informacione nga një gjykatës rreth hetimit.

Avokati i zotit Sarkozy dhe një gjyqtar i përfshirë në çëshje u vunë gjithashu nën hetim.

Zoti Sarkozy u paraqit vetë në polici të martën në rrethinat e Parisit. Media franceze tha se është hera e parë që një ish udhëheqës shteti ndalohet për hetim.

Hetimi përfshin pyetjen nëse ish udhëheqësi i ndjerë libian Moammar Gadhafi kontribuoi fonde për fushatën presidenciale të zotit Sarkozy.

XS
SM
MD
LG