Lidhje

Sarkozy ndeshet me akuza për donacionet


Një avokat i ish presidentit francez Nicolas Sarkozy kritikoi ashpër një hetim kundër klientit të tij nën akuzat se zoti Sarkozi ka marrë donacione të paligjshme vite më parë. Avokati tha se zoti Sarkozy po trajtohet keq.

Avokati Thierry Herzog tha sot se zoti Sarkozi "nuk është as i demoralizuar dhe as i shqetësuar".
Komentet e Herzog në radion franceze të vijnë një ditë pasi një gjyqtar ngriti akuza paraprake kundër zotit Sarkozy, duke e vënë atë zyrtarisht nën hetime. Ai akuzohet se ka marrë donacione të paligjshme nga gruaja më e pasur e Francës në prag të zgjedhjeve të vitit 2007 të cilat ai i fitoi.

Zoti Sarkozi akuzohet se ka abuzuar ndaj një personi në gjendje të paaftë shëndetësore. Fjala është për zonjën Liliane Bettencourt, tani 90-vjeçare, trashëgimtare e firmës kozmetike L'Oreal.
Akuzat mund të çojnë në një dënim maksimal prej tre vjetësh burgim dhe një gjobë 375-mijë euro.
Në rrugët e kryeqytetit francez, reagimet ishin të ndryshme.

Disa, si kjo grua, thonë se çështja është e motivuar politikisht:
"Unë mendoj se kjo bëhet për hakmarrje. Kur e djathta ishte në pushtet, të majtët bënin gjëra të tilla. Tani që në pushtet është e majta, ajo po hakmerret."

Të tjerë mendojnë se zoti Sarkozi e kishte kaluar masën.
Akuzat mund të hiqen ose çështja mund t'i kalojë gjykatës.
XS
SM
MD
LG